Nga Agim XHAFKA
U bëra si Rama. Nuk më hiqet nga goja Sali Berisha. Erdha dje nga Ohri dhe në kufi mjaftoi veç karta e identitetit. Kaq dhe rruga e mbarë më tha maqedonasi.Bravo,Sali që na e mundesove, thashë.
Para dy javësh shkova në Selanik dhe sa tregova pasaportën në Kapshticë më tha polici grek, go, Gimo, go! Eh, Sali na kënaqe me heqjen e vizave, fola.
Të hënë e mata kot kohën nga Elbasani deri në Tiranë. Plot 18 minuta, më afër se Kombinat-Kinostudio. Bravo Sali, më doli nga zemra. Kështu dhe kur shkoj në Vlorë, Tepelenë… Apo kur mbërrij në Prishtinë e uroj Saliun familjarisht.
Po ngjaj si Edi Rama. Nuk më shqitet që nuk më shqitet Saliu nga goja. Mbeta duke e pérmendur e pérmendur emrin e tij. Eh, mor Edvin ç’më bëre! Mora krejt huqet e tua…