U godit nga policia, në gjëndje të rëndë vëllai i kreut të PD

Situata e tensionuar dhe përplasjet e ashpra vazhdojnë. Gazetari Aulon Kalaja në një postim në rrjetet sociale njofton se vëllai i kreut të Partisë Demokartike Mat, Alfred Lika është goditur me shkop gome në kokë nga policia e rendit dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Postimi i Aulon Kalajsë
URGJENTE
Sapo me njoftojne qe eshte goditur me shkop gome pas koke nga policia, Alfred Lika, vellai i kreut te PD Mat. Eshte nisur nje helikopter per t’a transportuar nga Burreli drejt Spitalit te Traumes ne Tirane.

Reagimi i PD

Nje person eshte plagosur ne Burrel, kur qytetaret ishin duke zbatuar dekretin e Presidentit, ne mbrojtje te kushtetutes. Ai quhet Alfred Lika, i cili eshte goditur nga Forcat Speciale, te cilat, ne paligjshmeri te plote me veprimet e tyre, i kane shkaktuar fraktura te renda ne koke. Alfred Lika, vellai i Kryetarit te PD, Burrel, eshte nisur me helikopter drejt Tiranes.

Exit mobile version