“Ujë 24 orë” vetëm në premtime/ Mirela Karabina akuzon qeverinë për mashtrim elektoral në Elbasan

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Mirela Karabina, ka reaguar me tone të forta ndaj gjendjes së ujësjellësit në qytetin e Elbasanit dhe ka denoncuar publikisht dështimin e premtimit qeveritar për furnizim me ujë 24 orë.

Sipas Karabinës, ky premtim i bërë nga kryeministri Edi Rama, Ministria e Infrastrukturës, deputetët dhe Bashkia e Elbasanit ka rezultuar të jetë një “mashtrim i pastër elektoral”, pasi punimet nuk janë kryer sipas standardeve të duhura dhe situata në qytet është përkeqësuar.

“Elbasani nuk mund të ketë ujë 24 orë! Pasi sipas inxhinierëve dhe specialistëve të fushës, punimet nuk janë kryer në investimet e mëparshme të ujësjellësit, por janë ndërhyrje të pjesshme që nuk adresojnë dhe zgjidhin problemin në rrënjë,” thekson kandidatja në deklaratën e saj.

Ajo shton se qyteti është kthyer në një kantier të pakoordinuar ndërtimi, me rrugë të çara, bllokime trafiku, pluhur dhe rrëmujë që e bëjnë më të vështirë jetën e përditshme për qytetarët dhe bizneset.

Karabina ka bërë të ditur se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga Bashkia Elbasan, pasi ka dorëzuar një kërkesë për informacion në lidhje me tenderin për ujësjellësin. Ajo kërkon transparencë të plotë dhe mbajtje përgjegjësie për mashtrimin që, sipas saj, i është bërë publikut.

Postim i plotë:

“Elbasani nuk mund të ketë ujë 24 orë!
Pasi sipas inxhinierëve dhe specialistëve të fushës, punimet nuk janë kryer në investimet e mëparshme të ujësjellësit por janë kryer ndërhyrje të pjesshme që nuk adresojnë dhe zgjidhin problemin në rrënjë.
Rezultati i këtij projekti është kosto e lartë financiare, ujë 24 orë jo dhe qyteti është kthyer në një kantier i pakoordinuar ndërtimi: rruge të çara, bllokime trafiku, pluhur dhe rrëmujë, duke vështirësuar jetën e qytetarëve dhe të biznesit çdo ditë.
Në pritje të përgjigjes nga Bashkia Elbasan, ku kam paraqitur kërkesë për informacion zyrtar lidhur me tenderin e Ujësjellës-Kanalizimeve, si kandidate e Qarkut Elbasan kërkoj:
• Transparencë të plotë mbi procedurat dhe shpenzimet.
• Përgjegjësi ligjore dhe morale për mashtrimin ndaj qytetarëve.
Elbasani meriton më shumë!
Qytetarët nuk duhet të pranojnë që jeta e tyre të bëhet peng i propagandës dhe korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës.
Beso te Shqipëria, beso te Elbasani!”

#shqipëriameritonmëshumë
#voto4
#fyp #fypp #fy #f #fypage #fyppage #fypageシ

Exit mobile version