Liderët e BE-së kanë reaguar pas dakordësimit SHBA-Ukrainë për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë. Dy palët ranë dakord pas një bisedimi për rreth 9 orë në Arabinë Saudite.
Pas marrëveshjes mes Uashingtonit dhe Kievit, dy vendet janë në pritje të përgjigjes së Rusisë. Sakaq liderët e BE-së kanë përshëndetur zhvillimet e fundit për negociatat e paqes.
Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen thotë se blloku i BE-së e mirëpret lajmin, duke e quajtur atë një “zhvillim pozitiv që mund të jetë një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.
“BE është gati të luajë rolin e saj të plotë, së bashku me partnerët e saj, në negociatat e ardhshme të paqes,” tha António Costa , president i Këshillit të BE-së.
Udhëheqësi i Lituanisë, Gitanas Nausėda , thotë se “Ukraina ka treguar sërish gatishmërinë e saj për të kërkuar një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme dhe se Rusia duhet të përgjigjet”