Tim Civeja ka gjetur golin e radhës në Gjermani. Lojtari i Shpresave e bëri çdo gjë të dukej e lehtë në minutën e 5-të, kur shënoi për Sarbruken kundër Arminia Bielefeld.
Civeja ka lindur në Gjermani, ndërsa po jep kontributin e tij në ligën e tretë për nga niveli i futbollit vendas. Ky ishte goli i pestë për 23-vjeçarin në kampionat.
Sarbruken synon ngjitjen një kategori më lart. Aktualisht mban vendin e dytë.
Goli i Tim Civejas: (VIDEO)