Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur me entuziazëm dhe ovacione në Dibër. Mijëra banorë kishin mbushur bulevardin e qytetit të Peshkopisë dhe shoqruan kryetarin Basha me ovacione e brohoritje.
Basha është ndalur në lagje të ndryshme të kësaj zonë duke përshëndetur qytetarët të cilët e shoqëronin me thirrjet, “Fitore”, “Fitore”, Rama ik”!…
Gjatë fjalës së tij Basha tha se, vendi ka kaluar “një dimër 8-vjeçar” të mbushur me padrejtësi, ekonomi dhe arsim të shkatërruar.
Ai theksoi gjithashtu se, në 25 prill do të vijë ndryshimi i shumëpritur për të ardhmen e shqiptarëve dhe Shqipërisë.
“Kanë kaluar 8 vite të vështira, një dimër 8 vjeçar i mbushur me vuajtje , padrejtësi me një ekonomi të shkatërruar nga kryeministri në ikje. Sot jemi mbledhur për të ardhmen e vendit, sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë, Dibrën ekonominë, arsimin… janë një pakicë që i kanë orët dhe ditët e numëruara.
Le të bashkohemi si në këtë shesh kudo… Le të jemi në korrierët e ndryshimit që po vjen për shqiptarët.
Jeni ju, demokratë e socialistë të bërë bashkë kundër terrorit të qeverisë. Do të nisim me rihapjen e filialit të Universitetit këtu, do ta kthejmë arsimin dhe të ardhmen”, tha Basha.