Vaksinimi i detyrueshëm, pas portestave të studentëve tërhiqet qeveria

Protesta e studentëve për vaksinimin e detyrueshëm ka detyruar Ministrinë e Shëndetsisë të bëjë një hap pas.

Studentët e pa vaksinuar anti Covid-19 do të kryejn leksionet online ose mund të paraqiten fizikisht por me një test PCR negativ të përjavshëm.

Këtë ndryshim e ka dhënë këtë të premte Ministrja e Shëndetsisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një komunikate për mediat në qëndren shëndetsore nr. 4 në Tiranë.

Ndërkohë shtrëngohen masat për arsimtarët. Ditën e parë të nisjes zyratrë të mësimit do të kryhen verifikimet e punonjësve që kanë kryer vaksinimin.

Urdhri përmban të gjithë vendimet që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve, i cili përcakton që vetë institucionet shkollore, do duhet që të kontrollojnë nëpërmjet mekanizmave që do të ngrihen.

Sipas shifrave që Ministria e shëndetsisë jep 20 % e arsimtarëve nuk kanë kryer asnjë dozë vaksine duke u detyruar të kryejn testë PCR për të vërtetuar se janë negativ kundrejt koronavirusit.

Mbi 80 % e punonjësve në arsim e kanë kryer dozën e parë të vaksinës anti-Covid dhe mbi 60 përqind e tyre janë vaksinuar plotësisht, padyshim janë shifra inkurajuese”.

Artikulli paraprakKërcënohet ish-deputeti i PS: Agresorët kanë mbështetje politike
Artikulli tjetërDeputeti i Vlorës, Leskaj takohet me ambasadoren e Francës, mesazhi