Vdekja e elektriçistit, zbardhet dëshmia e kolegut.

Zbardhet dëshmia e kolegut të elektricistit Agron Manai, i cili humbi jetën nga kontakti me rrymën elektrike. Adriatik Hasimi, kolegu i Agron Manai ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur në Memaliaj

“Kemi mbërritur poshtë linjës së tensionit dhe unë e kam lënë Agronin poshtë saj ndërsa vetë inspektova një tjetër linjë pak më larg, në një terren tepër të thyer. Pas disa minutash dëgjoj një shpërthim. Kthehem me shpejtësi dhe gjej Agronin të shtrirë në shesh me një tel në duar, i cili ishte takuar me linjën e tensionit me përbërje alumini. Menjëherë kam njoftuar policinë dhe ndihmën e shpejtë, të cilët kanë ardhur. Kemi transportuar në spital Agronin dhe më pas është çuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë të mëtejshme”.

Ka qenë kjo dëshmia e dhënë në polici një ditë më parë e Adriatik Hasimit, çka nxiti ardhjen me urgjencë të një grupi ekspertësh nga Tirana prej Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial. Per këtë ngjarje dje në darkë u arrestua Altin Zhupa drejtues i punimeve te grupit te OSSH në Memaliaj.

Exit mobile version