Vdes 23-vjeçari që u tërhoq zvarrë me makinë në Korçë

Një i ri që u masakrua dhe u tërhoq zvarrë nga pronari i një lokali para disa ditësh në Korçë, ka gjetur vdekjen dje në spital. 23-vjeçari Marsel Osmani nga fshati Dishnicë u dhunua barbarisht nga pronari i një lokali me muzikë tallava në Korçë, Olsi Zyberi. Ky i fundit e ka rrahur barbarisht të riun, duke e qëlluar me thikë pas koke dhe më e ka lidhur pas makinës duke e tërhequr zvarrë dhe e hodhi në kanal. Për disa ditë i riu qëndroi i shtruar në spital, por nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se Osmani, 23 vjeç dhe banues në Korçë, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ishte duke marrë ndihmë mjekësore të specializuar.
I riu ishte për mjekim të specializuar në Spitalin Ushtarak, pasi u dhunua nga pronari i një lokali me sende të forta. Bëhet e ditur se, ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Dishnicë, ku si pasojë e dhunës 23-vjeçari Marsel Osmani, nga Dishnica e Korçës gjeti vdekjen në spital. Marsel Osmani, sipas policisë kishte shkuar në lokalin e Olsi Zyberit, ndërsa pas një debati për motive të dobëta është rrahur barbarisht me hekur dhe me dru dhe më pas është tërhequr zvarrë dhe është hedhur në një kanal.
Ndërkohë, kanë dalë detaje të tjera. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive banale mes të riut dhe Zyberit. Burime thonë se 23-vjeçari është konfliktuar me pronarin e një lokali. Ai kishte shkuar në lokalin e shtetasit Olsi Zyberi, por pas një konflikti për motive banale 23-vjeçari është rrahur barbarisht me hekura dhe dru. Më pas është tërhequr zvarrë me makinë dhe është hedhur në kanal. Tortura e ushtruar ndaj të riut ka vijuar edhe më tej.
Pronari i lokalit ka shkuar dhe e ka goditur në kokë me thikë, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe më pas e ka tërhequr zvarrë me makinë dhe e ka hedhur në një kanal. Edhe pse i riu u nis drejt Spitalit të Traumës pas pak ditësh, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
23-vjeçari është gjetur nga të afërmit e tij në kanal dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin e Traumës, por ai nuk ka mundur t’u shpëtojë plagëve të marra. 23-vjeçari ka ndërruar jetë dje pas plagëve të rënda që ka marrë për shkak të goditjes. Ndërkaq, Policia e Korçës ka arrestuar që ditën e ngjarjes autorin Olsi Zyberi, ndërsa materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit. Policia bëri të ditur se po heton për motivet e këtij krimi.
Shkak i konfliktit është bërë një grindje banale ku personat edhe nën efektin e pijeve alkoolike janë konfliktuar me njëri¬-tjetrin duke përdorur edhe sendet e forta, çka ka shkaktuar edhe plagosjen rëndë të njërit prej tyre.
I riu i plagosur është dërguar menjëherë në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore. Por bluzat e bardha, për shkak të gjendjes së rënduar të tij vendosën ta dërgonin me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë ku edhe ndërroi jetë. Ky nuk është rasti i parë që në të njëjtin lokal tallavaje në Dishnicë të ndodhin sherre e përplasje për motive banale ndërmjet klientëve të ndryshëm.

Exit mobile version