Vdes në aksident adoleshentja në Shkodër, e përplas makina

Një aksident i rëndë u shënua para mesnatës së të hënës në qytetin e Shkodrës. Makina përplasi për vdekje një 17- vjeçare, e cila po udhëtonte me biçikletë. Policia mësoi për aksidentin në aksin rrugor Shkodër-Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heronj, fshati Dobraç në orën 23:10 minuta. “Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targë AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D.Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë”, informon policia.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Përplaset makina e policisë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë-Krujë, ku është përshirë një makinë policie. Dëshmitarë nga vendngjarja thanë se një makinë policie është përplasur me një tjetër veturë. Sipas të dhënave të para, mësohet se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk ka persona të lënduar.
Por, aksidenti i ndodhur në aksin Fushë Krujë-Shkodër, pranë restorant “Vllaznia” ka sjellë një trafik të rënduar në këtë rrugë. Ndërkohë, policia nuk ka dhënë asnjë njoftim lidhur me aksidentin ku është përfshirë një makinë policie.

Exit mobile version