Në një reagim për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj, shprehet se për rastin e Erjon Veliajt PD inkuranon SPAK-un të vijojë punën e tij për vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të korruptuar të përfshirë jo vetëm në aferën e inceneratorëve.
Më poshtë reagimi i plotë i Alibeajt:
Përditë shqiptarët po shohin njerëzit kryesorë dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës të kalojnë orë të tëra brenda dyerve të SPAK-ut.
Sot ishte radha e kryebashkiakut të aferës korruptive të inceneratorëve dhe të 5D, Erjon Veliaj.
Edhe pse u mundua të fshihej pas propagandës bajate, përfshirja e tij në aferën e inceneratorëve është tashmë një çështje që po hetohet.
Inkurajojmë SPAK të vijojë punën e tij në vendosjen përpara drejtësisë të të gjithë zyrtarëve të shtetit të përfshirë jo vetëm në aferën e incineratorëve por dhe në të gjithë çështjet që janë në hetim.
Drejtësia do të vendosë, herët a vonë!