Vëllezërit e kryepolicit të Lezhës ruajnë me armë parcelat me kanabis

Dy vëllezërit e drejtorit të Policisë së Lezhës ruajnë me armë parcelat e tyre me kanabis. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar ish-Kryeministrit Berisha me një mesazh, duke i dërguar edhe fotot e tyre. “Qytetari dixhital denoncon: Njerëzit e Saje qorrit, vëllezërit e akrabas së tij, Dritan Lenës, drejtorit të Qarkut të Policisë së Lezhës, si trafikantë droge të armatosur! sb”, shkruan Berisha në Facebook.
“Zoti Berisha, këta të dy janë vëllezërit e Dritan Lenës, drejtor i Lezhës. Janë me armë në dorë dhe kanë parcela me drogë në Luadh të Nivicës që ruhen nga shteti dhe kriminelë me kallash e pistoleta. Nuk kalon dot njeri se i bëjnë presion. Të dy këta janë vëllezërit e tij, rrinë në Tepelenë. Kanë ardhur vetëm për të mbjellë hashash se ua mbron i vëllai. Fredi dhe Bushi Lena me armë në dorë. Të lutem anonym”, shkruan qytetari në mesazhin e tij.
Edhe shefi i Komisariatit të Policisë së Shkodrës ka në zotërim disa parcela me drogë. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Shkodra, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. “Në Kanabistan, arat e kanabisit të Edvin Shullazit në fshatin Brucaj, Pult! Sb”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe mesazhin e qytetarit.
“Përshëndetje zoti Berisha. Jam një qytetar nga Shkodra, dua t’iu spjegoj se në Shkodër parcelat e hashashit nuk kanë fund, sidomos në fshatin Brucaj, Njësia Pult. Këto parcela mbrohen nga shefi i Komisariatit, z. Demrozi, në bashkëpunim me kryeplakun e fshatit, Bec Kovaçi. Ju lutem të mos bëhet emri publik”, shkruan qytetari nga Shkodra.

Exit mobile version