Vende dhe popuj, ky është kopshti Nr.17 i Tiranës!

Një prind ka denoncuar gjendjen skandaloze në të cilat ndodhen fëmijët e një kopshti në Tiranë. Prindi i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha, duke dërguar edhe një foto ku ndodhen 35 fëmijë në një dhomë. “Prindi dixhital denoncon: Gjendjen e papranueshme në kopshtin Nr. 17, në të cilin në një dhomë rrinë 35 fëmijë në kushte të renda higjenike!”, shkruan Berisha në Facebook.
“Përshëndetje doktor. Po ju dërgoj këtë foto s’e jam i shqetësuar kryesisht për nipin tim, por dhe për fëmijët e tjerë. Këto janë pamjet e kopshtit Nr.17. Rrinë 35 fëmijë në një dhomë, të të gjitha moshave bashkë. Dhoma ngrohet me kalorifer dhe brenda vjen era djersë, sepse edukatoret nuk e ajrosin ngaqë kanë frikë mos ftohen fëmijët e vegjël. Na thanë që do të rikonstruktohej, por asgjë nuk bëhet, fjalët janë se duan të ndërtojnë një pallat dhe prandaj nuk lëvizin gjërat. Dy fjalë kam për atë lalin që na mbiu në tv: Ja ku janë punët që duam të bësh. Rregullo kopshtet që fëmijët të rriten si njerëz”, shkruan qytetari nga Tirana.

Exit mobile version