Kreu demokrat, Lulzim Basha, foli sot për një kolaps të trefishtë, atë të kapjes së drejtësisë, krizën ekonomike dhe gjandjen e rendit dhe sigurisë në vend, ndërsa bëri pvrgjegjëse direkt bashkëqeverisjen me krimin.
“Kjo verë nuk ka qenë e nxehtë nga temperaturat, por nga vazhdimi i skandaleve dhe akteve që konfirmojnë krizën e trefishtë.
Bashkëqeverisja e Ramës me krimin dhe kriminelët, qytetarëve u ka vënë një faqe internet për tu thënë nuk keni punë me mua, shkruani në internet, kurse kohën e kalon me kriminelë, me ata ulet vetë Rama, ministri i Brendshëm, kryetari i grupit parlamentar dhe e thotë me mburrje që ka miqësi me ta, dhe deputetë të tjerë, si Çyrbja i Durrësit që është faktuar si anëtar i bandës së Shullazit.
Skandalet e verës zbulojnë skemën se si Rama bashkëqeveris me krimin. Sa herë plas skandali, dikush mërzitet e dikush gëzohet, plasi skandali i Xhafës u gëzua Tahiri, u mërzit Xhafa, plasi skandali i Ballës, u gëzuar Çyrbja, plasi skandali i Agacit dhe Bibës u gëzuan të gjithë, se basti që ka vënë Rama është se çudia do zgjasë vetëm tre ditë”, tha Basha.
“E garantoj Ramën dhe i them cdo qytetari se ne do të bëjmë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Prioriteti i parë i imi dhe PD mbetet shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar për të mirë asnjë reformë sado e mirë në letër nuk jep efekt sa kohë qe vendi qeveriset me krimin”, shtoi Basha