“Vendi në krizë sociale dhe ekonomike, ka dështuar arsimi”/ Eralda Bano: Politika e papërgjegjshme ka kultivuar vetëm mjerim

Në një reagim në profilin e saj në rrjetin social facebook lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Fier, deputetja e PD-së, Eralda Bano, shprehet e prekur nga kjo tragjedi dhe i shpreh ngushëllimet e saj më të sinqerta familjes.

“Nuk ka arsye dhe shpjegim tjetër, veç dramës sociale dhe ekonomike që kalon ky vendi ynë i vogël ende në tranzicion, që hedh dritë mbi ngjarje si kjo e sotmja dhe si përditë. Ka dështuar arsimi dhe fëmijët lënë orët e mësimit, ka dështuar ekonomia dhe fëmijët punojnë për mbijetesë e jo për jetesë. Bashkë me to, depresioni i përgjithshëm i një shoqërie e cila artikulon çdo minutë që kalon shprehjen: “Ky vend nuk bëhet” nxjerrin të një i ri në pah instiktin primordial me të cilin lindim.” – shkruan deputetja Bano.

Më poshtë reagimi i plotë:


Të nderuar qytetarë,

Ngjarja e rëndë e cila ka ndodhur sot në qytetin e Fierit me pasojë vdekjen e një djali, e një biri, në lule të moshës.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta, familjarëve dhe gjithë njerëzve të cilët preken drejtpërdrejt nga kjo tragjedi!

Pyetja që unë i shtroj vetes sot, është e thjeshtë. Pse? Cila është zanafilla e këtyre ngjarjeve makabër të cilat janë të përsëritura dhe thuajse na janë kthyer në një normë.

E kisha të vështirë të bëja një analizë në çastet e para, por teksa shoh detaje nga ngjarja, mund të them me bindje se sistemi të cilin kemi ngritur, favorizon dhunën, favorizon dhe mpreh thikat me tehun e varfërisë dhe skamjes që ka kapluar familjet shqiptare. Nuk ka njeri sot që nuk e sheh, ndjen dhe prek me dorë mjerimin e pakufijshëm që i detyron të rinjtë tanë të jetojnë në kushte të cilat nxjerrin në ta aftësitë instiktive të mbijetesës.

Nuk ka arsye dhe shpjegim tjetër, veç dramës sociale dhe ekonomike që kalon ky vendi ynë i vogël ende në tranzicion, që hedh dritë mbi ngjarje si kjo e sotmja dhe si përditë. Ka dështuar arsimi dhe fëmijët lënë orët e mësimit, ka dështuar ekonomia dhe fëmijët punojnë për mbijetesë e jo për jetesë. Bashkë me to, depresioni i përgjithshëm i një shoqërie e cila artikulon çdo minutë që kalon shprehjen: “Ky vend nuk bëhet” nxjerrin të një i ri në pah instiktin primordial me të cilin lindim.

E nëse ndokush mendon se nuk ka gisht në shuarjen e këtij populli fisnik, por të dorëzuar, nga ligësia e politikës harbute, gabohet. Eshtë politika e papërgjegjshme ajo që në këtë vend kultivon mjerim.

Për hir të kësaj, ata që sot na tregojnë kronika nga një realitet që ekziston vetëm në mendjen perverse të makinerisë propaganduese të pushtetit të sotëm, janë fajtorë për vdekjen e çdo tëm, janë fajtorë për gjendjen dramatike ku ndodhet rinia shqiptare.

Exit mobile version