43 refugjatët e Gjadër do të rikthehen që nesër sërish në Itali. Ky është vendimi që ka marrë këtë të premte Gjyka e Apelit në Romë.
Mediat italiane raportpojnë se togat e zeza kanë pezulluar vendimin dhe kanë referuar dokumentet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë.
Kjo ndodh në një kohë kur pritet një vendim i Gjykatës Evropiane që do të shprehet përfundimisht në lidhje me çështjen e vendeve të sigurta më 25 shkurt.
Shumica e refugjatëve, që mbërritën pak ditë më parë me anijen Cassiopea në portin e Shëngjinit, ishin nga Bangladeshi, ndërsa pjesa tjetër vinin nga Egjipti, Bregu i Fildishtë dhe Gambia.
Ky grup i tretë i refugjatëve mbërriti pas 2 muajsh pezullim te marrëveshjes Rama-Meloni për shkak të vendimeve të gjykatave në Itali që urdhëruan në dy rastet e para, dërgimin e refugjatëve në vendin fqinj.
Kjo pasi Gjykata e Romës nuk konfirmoi si të ligjshëm ndalimin e tyre për shkak se vendet e tyre të origjinës nuk ishin “të sigurt” në të gjithë territorin e tyre. Për këtë, qeveria italiane miratoi një dekret të veçantë që sipas saj u mbështet edhe nga Gjykata e Kasacionit.Megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt.
Megjithatë fjalën e fundit për këtë çështje do ta thotë Gjykata Europiane e Drejtësisë që pritet të shprehet në 25 Shkurt.