VIDEO/ Lacio lë pas disfatën ndaj Interit, kryeqytetasit mposhtin Leçen me Berishën titullar

Lacio duket se ka lënë pas krahëve disfatën 0-6 ndaj Interit, teksa mposhti  mbrëmë Leçen e Medon Berishës dhe Ylber Ramadanit me rezultatin 1 me 2 në duelin e vlefshëm për javën e 17-të të Serisë A.  

Në minutën e 45+1 vendasit e Leçes mbetën me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Guilbert, ndërkohë që Kastejanos shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën 45+3’. 

Gjithsesi Leçe nuk u dorëzua, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me spanjollin Tete Morente në minutën e 50-të. Për golin e fitores mendoi Marushiç në minutën e 87-të. 

Për sa i përket Medon Berishës, mesfushori i Kombëtares e nisi titullar teksa u zëvendësua në minutën e 79-të. Ndërkohë Ylber Ramadani, e ndoqi ndeshjen nga stoli, madje në minutën e 90-të, u ndëshkua me karton të verdhë nga stoli.  

Në duelin e radhës Lacio do të presë Atalantën, ndërsa Leçe luan në transfertë ndaj Komos.  

GOLAT E NDESHJES: VIDEO 

Exit mobile version