VIDEO/ Pesë gola në 3 ndeshje, Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit! Bardhezinjtë triumfojnë ndaj Komos

Kolo Muani është ylli i ri i Juventusit. Sulmuesi francez ka arritur të përshtatet në mënyrën më të mirë të mundshme me skuadrën e tij të re, teksa në 3 ndeshjet e aktivizuara, ka arritur të shënojë plot 5 gola. Një ndaj Napolit, dy ndaj Empolit, dhe 2 mbrëmjen e sotme ndaj Komos, ku bardhezinjtë triumfuan me rezultatin 1 me 2. 

Kolo Muani zhbllokoi sfidën në minutën e 34-t, pas asistit të Niko Gonzalez, ndërkohë që Diao vendosi baraspeshën në minutën e 45+1. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1 me 1. 

Për golin e fitores mendoi sërish francezi, i cili në minutën e 89-të shënoi me penallti. Kjo ishte fitorja e 10-të në kampionat për Juventusin, që është ngjitur përkohësisht në vendin e katërt.  

Duelin e radhës skuadra e Tiago Motës do e luajë në shtëpi ndaj Interit.  

FT KOMO-JUVENTUS 1-2
45’+1′ Diao / 35′, 89′ (P) Kolo Muani

Goli i dytë i Kolo Muani (VIDEO

Goli i Diao (VIDEO)

Goli i Kolo Muani (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

KOMO (4-2-3-1): Butez; Smolçiç, Goldaniga, Dosena, Vale; Da Kunja, Perrone; Strefeca, Niko Paz, Diao; Kutrone.
Trajner: Çesk Fabregas

JUVENTUS (4-2-3-1): Di Gregorio; Ueah, Renato Veiga, Gati, Savona; Kopmainers, Lokateli; Niko Gonzalez, MekKeni, Jilldiz; Kolo Muani.
Trajner: Tiago Mota

Exit mobile version