Kryeministri polak: Emigrantët që shkelin ligjin ‘do të deportohen’

European Commission President Ursula von der Leyen and Polish Prime Minister Donald Tusk attend a press conference at the European Solidarity Center in Gdansk, Poland, February 7, 2025. REUTERS/Lukasz Glowala

Kryeministri polak Donald Tusk të premten tha se qeveria e tij do të hartojë plane për të dëbuar emigrantët që shkelin ligjin e vendit të BE-së, ndërsa Polonia i afrohet zgjedhjeve kryesore presidenciale në maj.

Tusk përsëriti gjithashtu kritikat ndaj skemës së zhvendosjes së emigrantëve të Bashkimit Evropian, gjatë një konference për shtyp në qytetin port të Gdansk së bashku me shefen e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Kushdo që është pritur në Poloni, përfiton nga mikpritja jonë dhe shkel ligjin në mënyrë të dhunshme, do të dëbohet nga Polonia”, u tha Tusk gazetarëve.

Ai shtoi se qeveria po punonte për një “plan për një përgjigje të menjëhershme ndaj krimit të organizuar dhe krimit të dhunshëm të kryer nga të huajt”.

Ai tha se një përmbledhje e planit, që do të hartohet nga ministritë e drejtësisë dhe të brendshme, do të paraqitet në ditët në vijim.

Exit mobile version