Ndërtimi i një impianti fotovoltaik në fshatin Borovë të Kolonjës ka shkaktuar përplasje mes një blegtori dhe institicioneve. IMT vendore dhe policia e kolonjës mësyjnë në ambientet e stallës për të nxjerr jashtë 600 bagti të imta me pretendimin se kanë konstatuar shkelje në këtë subjekt ndërsa blegtori shprehet se aksioni është hakmarrje nga bashkia e Kolonjës për shkak të nënshkrimit të një peticioni kundër ndërtimit të një impjanti fotovoltaik.
Sulmi i IMT së bashkisë Kolonjë, policisë lokale dhe forcat Shqiponja është kryer sot në një kohë kur i ftohti është prezent dhe bagëtitë në këtë periudhë nuk mbijetojnë. Ky ambient për stalla nga Nikollaq Mejdi është përdorur që prej vitit 2010 gjë që sipas belgtorit bashkia e Kolonjës ka konstatuar shkelje pikërisht 14 vite më vonë në vitin 2024, dhe kjo sipas tij është për hakmarrje personale.
Nikollaq Mejdi hedh akuza për kryebashkiakun e Kolonjës Erion Isai se këtë aksion e ka personal me të pasi ai ka qenë nismëtari i një peticioni që përfaqësia e fshatit, ja ka drejtuar kryeministrit Edi Rama për panelet diellore që do zaptonin një pjesë të fshatit nga Erion Isai (kryetar i bashkisë Kolonjë).
Mejdi hedh akuza për bashkinë e Kolonjës duke e quajtur veprimin e fundit si goditje të drejtpërdrejtë për biznesin e tij duke qenë se ky biznes ka kontribuuar për përmirësimin e cilësisë së turizmit në Esekë ku vetë kryetari i bashkisë e ka treguar përmes postimeve të tij në rrjetet sociale pa patur debatin e paneleve diellore.
Mejdiu përmes pamjeve që ka regjistruar me telefon tregon mënyrën se si inspektoriati dhe polocia kanë nxjerë jashtë 600 bagëti mes tyre 200 shqerra të vogla te cilat nuk i rezistojnë dot të ftohtit.