Nada Meçorapaj ish-deputete e Partisë Demokratike ka publikuar në faqen e saj në Facebook një video ku tregohet hapur sjellja prej banditësh e policisë së shtetit të cilët pa asnjë urdhër apo vendim u sulen njerëzve që punojnë gjatë sezonit turistik në Sarandë.
“Natën pa pritur një vendim gjykate, sepse këta janë edhe gjykata edhe policia. Sepse këta janë Harbute dhe Hajdutë!”, shkruan Meçorapaj
Postimi i plotë i ish-deputetes Nada Meçorapaj
Ora 4.30 e mengjesit. Pa një vendim institucional. Me forca të shumta policore. Kjo është ndërhyrja brutale e banditëve të veshur me uniformë kundër njerëzve punëtore dhe sipërmarrësve në Sarandë, në kulmin e sezonit turistik.
Familjarët njoftojnë se ka të plagosur dhe të shtruar në spital pas ndërhyrjes me forcë të policisë. Siç do shikoni në video kundër.