VIDEO/ Zëvendësuesit e Realit janë shumë të fortë për Granadan, skuadra e Uzunit mundet dhe bie nga kategoria

Real Madrid ka treguar sot diferencën që ka me skuadrat e tjera në La Liga teksa ka mundur me shifrat e thella 4-0 Granadan e Myrto Uzunit, duke e dënuar këtë të fundit me rënien nga kategoria.

Karlo Ançeloti kishte lënë pushim pjesën më të madhe të titullarëve duke hedhur në fushë zgjedhjet e dyta dhe ata që janë aktivizuar shumë pak deri tani. Por diferenca ishte përsëri shumë e madhe dhe u bë e qartë që në pjesën e parë kur Garsia dhe Gyler shënuan në portën e Granadës. Dy gola të Brahim Diaz brenda 10 minutash në pjesën e dytë vulosën fitoren 4-0 të Realit që u ngjit në kuotën e 90 pikëve në këtë sezon.

Uzuni u aktivizua deri në minutën e 81-të të ndeshjes, duke lënë më pas fushën e lojës ndoshta për herë të fundit në këtë kampionat. Sipas mediave spanjolle, ai nuk do të aktivizohej më, sapo të sigurohej matematikisht rënia, në mënyrë që të fillonte rikuperimin për shkak të një dëmtimi, i cili e ka detyruar të luajë me injeksione gjatë këtyre muajve.

GOLI I GARSIA (VIDEO)

GOLI I GYLER (VIDEO)

GOLI I PARË I BRAHIM DIAZ (VIDEO)

GOLI I DYTË I BRAHIM DIAZ (VIDEO)

Exit mobile version