Vijojnë sulmet pas Pashkës, Rusia lëshoi natën e kaluar 96 dronë dhe tre raketa kundër Ukrainës

Rusia lëshoi 96 mjete ajrore pa pilot dhe tre raketa gjatë sulmeve natën e kaluar me objektiv Ukrainën.

 

Sulmi ka shkaktuar dëme në rajonet e Kharkivit, Dnipropetrovskit dhe Çerkasit, njoftoi sot Forca Ajrore e Ukrainës.

Njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan 42 dronë rusë dhe ndryshuan kursin e 47 të tjerëve duke përdorur mjete të luftës elektronike, shtoi Forca Ajrore e Ukrainës në një postim në Telegram.

Nuk u dhanë detaje lidhur me raketat.

Exit mobile version