Villarreal do shesë sulmuesin më të mirë

Villarreal do të shesë sulmuesin më produktiv të ekipit. Sipas mediave iberike, Cedrick Bakambu ka bërë gati valixhet për t’u transferuar në Premier League te West Ham. Slaven Bilic ka ofruar 25 milionë euro për bomberin e nëndetëses së verdhë dhe Villarreal është gati të pranojë ofertën për ta lënë të lirë.
Cristian Tello është shumë pranë rikthimit në La Liga. Real Betis nuk heq dorë nga lojtari i rritur në kanterën La Masia, duke arritur marrëveshjen me Barcelonën. Tello do të transferohet në Andaluzi për rreth 4 milionë euro dhe do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me skuadrën bardhjeshile.
Alessio Cerci largohet përfundimisht nga Atletico Madrid, pasi ka gjetur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratës. Sulmuesi italian që nuk gjeti asnjëherë hapësira në skuadrën e Diego Simeones, i cili e ka pranuar se transferimi i sulmuesit në Madrid ishte një nga dështimet e tij më të mëdha. Las Palmas dhe Olypiacos janë dy skuadrat që qëndrojnë në krye të listës për të afruar italianin.
Dani Ceballos është shumë pranë firmës me Realin e Madridit. Mesfushori i talentuar i përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Spanjës është kthyer në një prioritet për Los Blancos në merkato. Klauzola e largimit të futbollistit është 15 milionë euro, por Reali mund të paguajë më tepër, ndërkohë që drejtuesit e klubit merengues po mendojnë ta lënë në huazim te skuadra aktuale Real Betis, edhe për një tjetër sezon Dani Ceballos.
Presidenti i Olympique Lyon, Jean Michel-Aulas konfirmon qëndrimin e Alexandre Lacazette në Ligue 1 të paktën deri në janar, sepse më pas sulmuesi i përfaqësueses franceze mund të transferohet te Atletico e Madridit. Dy klubet kanë arritur një akord dhe në momentin që klubit bardhekuq do t’i përfundojë pezullimi i merkatos në hyrje, Lacazzette me shumë gjasa do të kalojë te skuadra e Simeones. Diçka të tillë e la të kuptohet vetë presidenti i Lyonit.
E ardhmja e Iker Munian do të jetë larg Athletic Bilbaos. Për lojtarin sëfundmi ka shfaqur interes Sevilla. Trajneri i skuadrës andaluziane Edoardo Berrizo e pëlqen së tepërmi, Munian-in, i cili ka arritur një marrëveshje me Olymique Marseille për të kaluar në Francë. Por me hyrjen në garë të Sevillas, 24-vjeçari mund të ndryshojë mendje dhe të vazhdojë aventurën e tij në La Liga, por te një tjetër skuadër.

Exit mobile version