Viti i ri shkollor, Basha: Investimi në arsim jetik për zhvillimin ekonomik. Programi i Demokratëve Euroatlantikë me drekë të garantuar dhe kurse ndihmon familjet

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Me anë të një postimi në facebook, ai uron që ky vit të jetë një rrugëtim i sukseshëm.

Basha shprehete se investimi në arsim është jetik për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit dhe për këtë rogrami i Demokratëve Euroatlantikë synon një reformimi të thellë të shkollave, duke i kthyer në ambjente ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Me drekën e garantuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përmes kurseve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, gjuhëve të huaja, klasave të artit dhe sportive deri në orën 16:00, sipas Bashës do të krijohen kushtet për një zhvillim të shëndetshëm të brezave të rinj.

Postimi i plotë i Bashës:

Urime të përzemërta për nxënësit që sot nisin vitin e ri shkollor.
Dita juaj e parë e shkollës qoftë fillimi i një rrugëtimi të sukseshëm!
Urime për mësuesit, që me përkushtim dhe dhembshuri, përmbushin misionin fisnik të edukimit të brezave. Urime për prindërit, që përmes punës dhe sakrificave investojnë te arsimimi i fëmijëve për t’u dhënë atyre të ardhmen që meritojnë.

Investimi në arsim është jetik për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit, prandaj me përkushtim ndaj brezave të rinj, të bindur se mësimdhënia dhe të nxënët cilësor është një e drejtë themelore, të vendosur për të ndihmuar familjet shqiptare, programi i Demokratëve Euroatlantikë synon një reformimi të thellë të shkollave, duke i kthyer në ambjente ku fëmijët kalojnë pjesën më të madhe të ditës.

Me drekën e garantuar në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, si dhe përmes kurseve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, gjuhëve të huaja, klasave të artit dhe sportive deri në orën 16:00, do të krijojmë kushtet për një zhvillim të shëndetshëm të brezave të rinj, duke i dhënë mjetet materiale dhe kulturore për të realizuar potencialin e tyre si qytetarë produktivë e të përkushtuar në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Suksese të gjithëve!

Exit mobile version