“Vitin e kaluar u diplomuan 13.8% më pak studentë”, Mirela Karabina: Këmbanat për arsimin kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabina, duke iu referuar të dhënave të INSTAT, shprehet se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Në një postim në Facebook, Karabina thotë se “qeveria e Edi Ramës që ka 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë”.

POSTIMI I PLOTË:

Kambanat për arsimin që kanë rënë në veshin e shurdhët të qeverisë.

Referuar të dhënave publike të INSTAT për Arsimin e Lartë, rezulton se në vitin akademik 2022-2023 u diplomuan 13,808 studentë në ciklin e studimeve “Bachelor”, me rënie vjetore 13,8 për qind.

Qeveria e Edi Ramës edhe pse 11 vjet në pushtet dhe ka pasur kohë të mjaftueshme që të ndërmarrë reforma reale në arsim dhe të prekte rezultatet, nuk ka pasur vullnetin politik për ta bërë këtë.
Arsimi i cili është shërbim themelor publik, qeveria e ka përdorur vetëm për propagandë në dëm të familjeve shqiptare , shoqërisë dhe vendit.

Investimi i ulët ne Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor, reforma të dështuara që në nisje, politika të gabuara pse jo dhe klienteliste kanë ndikuar drejtëpërdrejtë në mendësi dhe cilësi në universitete duke i zbritur ato thuajse në nivelin e arsimit të mesëm.

Staf kademik jo të mirëformuar dhe të mirëkualifikuar, metedologji të vjetëruar dhe të menduarit kritik përmes logjikës e deduksionit ende nuk është në bosht të saj, mungesa e mjeteve dhe praktikave si pjesë e formimit dhe kualifikimi studentor, mungesa e prespektivës, punësimit dhe ndërtimit të një jete të mirë janë arsyet që një pjesë e madhe e studentëve largohen për studime jashtë vendit.
Nga afro 30 mijë maturantë më 2023-in, 10 mijë prej tyre aplikuan për studime jashtë vendit, pra 1/3 e tyre.

Ky eksod masiv nuk po ndalet dhe kjo qeveri nuk do që ta ndalë!

Me këtë ritëm të largimit të studentëve dhe të rinjve, ekonomia e vendit shumë shpejt do të përballet me mungesë specialistësh të fushave të ndryshme dhe zhvillimi i vendit do të ngadalësohet.

Pasi rënia e numrit të studentëve në nivelin “Bachelor” dëshmon jo vetëm largimin e të rinjve jashtë vendit për studime, por diploma univeristare po i shërben si pasaportë punësimi dhe jetese në vendet që arsimohen.

Premtimi më 2013-ën i Edi Ramës se buxheti për arsim do të arrinte nivelin 5% të PBB, rezulton mashtrim. Pasi sot investimi në arsim është ndër më të ultit në tri dekadat e fundit, 2.3% të PBB, dhe më ulti ndër vendet e Rajonit.

Kambanat për arsimin dhe largimin e të rinjve kanë kohë që bien, por qeveria nuk do t’i dëgjojë.

Ndërhyrja në këtë fushë me interest të madh kombëtar është urgjente!

Partia Demokratike ka dhe vullnetin dhe vizionin për ta ndryshuar këtë realitet dramatik të largimt masiv të studentëve dhe të rinjve duke filluat nga rritja e buxhetit për arsimin dhe politikave mbështetëse e zhvillimore.

Arsimi dhe rinia do të jenë në boshtin e programit e saj pasi me një arsimim cilësor dhe një rini vitale të mbështetur dhe të qartë në rrugën e saj, perespektiva e zhvillimit të vendit do të jetë e sigurtë.

Exit mobile version