Vjedhja 650 milionë euro në CEZ, Rama e tre ministra rrezikojnë burgun

Kryeministri Edi Rama and Ministri i Energjitikes, Damian Gjiknuri, gjate nje seance parlamentare, ku pritet diskutimi dhe miratimi i rishikimit te buxhetit per vitin 2015./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Damian Gjiknuri, Minister of Energy and Industry, during a parliamentary session.

Zbardhet kallëzimi penal i anëtarëve të Grupit parlamentar të PD në Komisionin Hetimor për marrëveshjen midis Shqipërisë dhe “CEZ” a.s.
Anëtarët e komisionit e kanë dorëzuar kallëzimin penal më datë 18 prill 2017. Janë kallëzuar penalisht për dëm financiar 650-800 milionë euro, Kryeministri Edi Rama, ministrat Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj dhe Shkëlqim Cani. Janë kallëzuar edhe Avokatja e Shtetit, Alma Hicka; Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi dhe grupi negociator.
Anëtarët e komisionit i janë drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla, me shkresë zyrtare për të filluar procedimin penal. Anëtarët e Komisionit Hetimor kanë kërkuar realizimin e hetimeve me një grup prokurorësh të specializuar, në bashkëpunim me organe ligjzbatuese apo ekspertë ndërkombëtarë.
Kryeministri Rama, ministrat Gjiknuri, Ahmetaj, Cani, Avokatja e Shtetit, Alma Hicka, Sekretari i Përgjithshëm, Engjëll Agaçi dhe grupi negociator akuzohen për shpërdorim detyre.
Nga analiza e plotë e dokumentacionit të siguruar nga Komisioni Hetimor rezulton se, jemi përpara veprimeve dhe mosveprimeve, në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Grupi i punës ka marrë përsipër detyrime që nuk provohen se ekzistojnë për shtetin shqiptar apo të heqë dorë nga detyrime të dokumentuara që “CEZ” a.s., i ka shtetit shqiptar.
Autoritetet publike nuk mund të veprojnë në tejkalim të kufijve që i vendos legjislacioni shqiptar dhe as nuk mund të falin/heqin dorë, në emër të shtetit shqiptar, nga detyrime financiare që të tretët i kanë organeve publike apo të marrin përsipër të paguajnë në emër të shtetit detyrime që nuk ekzistojnë.
Nga analiza e plotë e dokumentacionit të administruar nga Komisioni Hetimor, rezulton se procesi i “negociatave”, de facto është shndërruar nga pala shqiptare në proces të dëmtimit me dashje të interesit publik.
Komisioni Hetimor ka konstatuar se nuk është realizuar një proces ligjor negocimi, por një “pazar” i qëllimshëm dhe i paligjshëm, që ka dëmtuar rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme interesat e ligjshme të shtetit shqiptar.
Nga hetimi i komisionit rezulton se janë evidentuar fakte dhe prova të reja, të paverifikuara dhe të pahetuara nga organi i Prokurorisë, të cilat vetëm ose së bashku me ato që janë vlerësuar një herë, tregojnë qartësisht se jemi përpara rastit klasik të shpërdorimit të detyrës.
Falja e të paktën 650-800 milionë euro dhe dhënia e rreth 95 milionë euro të tjera shoqërisë “CEZ” a.s., është një akt antikushtetues dhe antiligjor.
Kallëzimi shoqërohet me 53 prova që dëshmojnë abuzimin me detyrën.
Qeveria ka shpërfillur analizën tekniko-financiare të ekspertëve ndërkombëtarë dhe këshillimin e avokatit ndërkombëtar të Shqipërisë. Prokuroria ka regjistruar kallëzimin dhe ka kërkuar nga Kuvendi dokumentacionin e komisionit dhe procesverbalet e pyetjes së dëshmitarëve.

Exit mobile version