Vlora dhe Fieri në këmbë për projektin Basha

Lulzim Basha u tha qytetarëve të Fierit e Vlorës dje se të dielën me 25 qershor ka vetëm dy mundësi, të votojnë për 4 vite të tjera fasadë apo për një ekonomi të fortë me pensione më të larta, taksa më të ulëta dhe vende të reja pune. Basha tha se, Rama nuk i mbajti premtimet, dhe sot shfaqet njësoj si më parë, me premtime të reja. Basha u shpreh se ai do të jetë kryeministri i halleve, i njerëzve dhe i ekonomisë së shqiptarëve. “Edi Rama po bën gjithçka për ta hequr vëmendjen nga prioriteti numër një që është ekonomia. Belbëzon, i merret goja, i merren gjunjët. E keni parë se si shtrihet në skenë apo jo?! Flet për gjithçka përveç ekonomisë. Flet për gjithçka përveç punësimit. Kur vjen fjala për tek ekonomia i merret goja. Mos harroni, 25 qershori është dita kur ju mund, duhet dhe do të vendosni për çështjen tuaj më të rëndësishme që është ekonomia, punësimi dhe standardi juaj i jetës. Broçkulla dhe përralla le të thotë sa të dojë. Me 25 qershor çështja është; do të kemi një ekonomi të fortë me taksa të ulëta apo do të kemi një shkatërrim tjetër si këto 4 vite me taksa të larta dhe shpenzime fasadë. Nuk është më dhe nuk do të jetë më çështje timoni. Eshtë çështja e motorit që është ekonomia e fortë pa të cilën nuk mund të ketë të nesërme të sigurtë. Timonin, fatin do ta ketë çdo shqiptar në dorë. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama dhe asnjë politikan tjetër. Me mua kryeministër, timonin e fatit, jetës, punës, dinjitetit tuaj, do ta keni ju në dorë. Ndaj ia bëni të qartë kujdo që nuk e ka ndarë mendjen, tia bëni të qartë se me 25 qershor ky është vendimi; taksa të ulëta, ekonomi e fortë që ndihmon qytetarët, pensione më të rritura, shkolla për fëmijët shqiptarë me orare të modelit perëndimor, subvencione për fermerët. Kjo është zgjedhja që bëni me 25 qershor”, tha Basha. Kryedemokrati u shpreh se ka një plan për të nxjerrë vendin nga kriza dhe kërkoi që fierakët dhe shqiptarët të ndëshkojnë me votë Edi Ramën që shpenzoi 16 miliardë euro për teka dhe miqtë e tij. “Mos harroni. Sot është dita për t’i thënë çdo fieraku dhe çdo shqiptari se Edi Rama nuk i mbajti premtimet, nuk i pati prioritet hallet tuaja ndaj nuk bëri asnjëherë plan t’u ndihmonte ju, ekonominë tuaj familjare dhe kombëtare ndaj shpenzoi 16 miliardë euro dhe 4 vite, duke ndihmuar veten e vet, qefin e vet, tekat e veta në kurriz të Fierit, fierakëve dhe mbarë shqiptarëve. Së bashku ne kemi një qëllim. Së bashku ne kemi një plan. Së bashku kemi një objektiv; ekonominë e fortë të Fierit, uljen e taksave, uljen e TVSh-së, financimet për fermerët e Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, mbështetje për studentët, bijtë dhe bijat e Fierit që kurrë më pamundësia e prindërve të mos t’i pengojë të shkojnë e të mbarojnë universitetin”, tha Basha.

Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot më askush

Një mesazh të qartë përcolli Basha dje ndaj Ramës dhe Metës, ndërsa shprehu garancinë e plotë se askush nuk do të ndalë dot më Reformën në Drejtësi. “Këtu nga Fieri le ta dijë Edi Rama, Ilir Meta dhe çdokush tjetër se Reformën në Drejtësi nuk e ndal dot më askush. Se institucionet e forta shtetërore, të cilat ndihmojnë dhe nuk godasin qytetarët do të jenë edhe më të forta në republikën e re. Me 25 qershor çështja është do të kemi një ekonomi të fortë me taksa të ulëta apo do kemi një shkatërrim tjetër si këto katër vite, me taksa të larta dhe shpenzime fasadë. Nuk është më dhe nuk do të jetë më çështje timoni, është çështja e motorit që është ekonomia e fortë pa të cilën nuk mund të ketë të nesërme të sigurt. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama dhe asnjë politikan tjetër”, tha Basha. Kreu i PD iu referua Ramës si Kryeministri i premtimeve të pambajtura që sipas tij po vë në jetë shfaqjen e fundit nga estrada 16 mld euro e katër viteve. “Edi Rama i premtimeve të pambajtura dhe premtimeve të gabuara ka nisur turin e fundit të gënjeshtrave, duke bërë të njëjtat premtime si para katër viteve. Por, ai nuk ka plan dhe nuk guxon të përballet as me planin tim as me mua në debat, sepse është i humbur dhe e di fare mirë. Do t’i harxhojë këto ditë të fundit me shfaqen e fundit të shëmtuar, ekstradën e fundit. Sikur të ishte falas do ishte mirë, por mos harroni estradën e Edi Ramës e keni paguar shtrenjtë plot 16 miliardë euro në katër vite. Mos ia falni, ndëshkojeni me votë! Edi Rama nuk beson tek plani im ekonomik, beson tek taksat e larta, fasadat dhe palmat për të mbajtur pushtetin. Po bën gjithçka për ta hequr vëmendjen nga prioriteti numër një që është ekonomia. Belbëzon, i merret goja, i merren gjunjët, e keni parë si shtrihet në skenë. Flet për gjithçka përveç ekonomisë dhe punësimit, kur vjen tek ekonomia i merret goja gëk-mëk. 25 qershori është dita kur ju mund dhe duhet të vendosni për çështjen tuaj më të rëndësishme që është ekonomia, punësimi dhe standardi juaj i jetës. Broçkulla dhe përralla të thotë sa të dojë”, tha kreu i PD.

Financim fermerëve dhe bujqësisë

Basha tha se, plani ekonomik i PD-së është i vetmi që mund të fuqizojë ekonominë në vend. Ai apeloi fierakët dhe të gjithë shqiptarët të dalin masivisht në votime në 25 qershor. Së bashku kemi një qëllim, plan, objektiv, ekonominë e fortë të Fierit, uljen e taksave dhe TVSH-në, financimet për fermerët e Myzeqesë dhe gjithë Shqipërisë, mbështetje për studentët që kurrë më pamundësia ekonomike mos t’i pengojë të mbarojnë Universitetin. Stazhe pune të paguara për studentët. Do t’i japim fund shpenzimeve korruptive, fasadave dhe palmave, koncesioneve korruptive për miqtë e Kryeministrit. Kudo ku kam shkuar këto tre javë të fushatës kam dëgjuar të njëjtën gjë: Na erdhi në majë të hundës nga rilindja dhe premtimet e pambajtuara. Ka vetëm një plan për të zgjidhur krizën, ky është plani ekonomik i PD-së. Sot, kam një mesazh për gjithsecilin prej jush që keni mbushur këtë shesh të fitores kështu mbushini qendrat e votimit. Numri 6 është i vetmi numër që punon për ju dhe familjet tuaja”.

Taksa të ulëta, pensione të rritura

Republika e Re do të ndryshojë të ardhmen e vendit dhe qeveria do të jetë e qytetarëve dhe jo e politikanëve dhe pushtetarëve. Basha ju ka shpjeguar qytetarëve të Fierit planin e tij ekonomik, për ulje taksash dhe rritjen e rrogave dhe pensioneve. Ndërsa ka theksuar se, as Rama dhe as Meta nuk do të jenë më në krye të vendit, pasi qytetarët do t’i ndëshkojnë me votë. “Në 25 qershor do të kemi një Republikë të Re me taksa të ulëta apo një si kjo që shkatërron? Kjo s’është më çështje timoni, por çështja e motorit që është për një ekonomi të sigurt. Timonin e vërtetë kurrë nuk do ta ketë as Edi Rama as një tjetër. Me mua kryeministër timonin e fatit, punës, jetës do ta keni në duart tuaja”, tha Basha para qytetarëve. Kryeopozitari Lulzim Basha tha sot nga Fieri se nëse zgjidhet kryeministër, shpenzimet korruptive do t’u vijë fundi dhe miliardat që i përpiu oligarkia në qeverinë Rama, do t’i gëzojnë qytetarët. Ai prezantoi edhe njëherë çfarë përmban plani ekonomik i PD-së: “Ne kemi objektiv ekonominë e fortë, uljen e taksave, të TVSH-së, financimet për fermerët e gjithë Shqipërisë, mbështetje për studentët, që kurrë më pamundësia ekonomike mos t’i pengojë për mbaruar universitetin. 10 mijë studentë të kenë stazhe pune të paguara. Koha e cirkut, estradës, do të marrë fund njëherë e mirë me votën tuaj për numrin 6. Do vijë “Republika e Re” e taksave të ulëta, e modelit europian ku vogëlushët do gëzojnë shkolla me cilësi të lartë me drekë të paguar”.  Basha theksoi se ka vetëm një plan për ta nxjerrë ekonominë nga kriza ky është plani i Partisë Demokratike, “me vulat gjermane dhe me mbështetje amerikane”. Kreu i PD-së shtoi se Rama, kur flitet për ekonominë, “belbëzon, i merret goja dhe gjunjët”. “Flet për gjithçka veç ekonomisë, punësimit, kur vjen fjala te ekonomia i merret goja, s’flet dot”, theksoi Basha.

Vlonjatët të braktisur nga Edi Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar pasditen e sotme takimin elektoral në qytetin e Vlorës, ku ka lançuar slloganin e fushatës “Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurtë”. Në Vlorë, Basha tha se më 25 qershor do të themelojmë Republikën e Re. Kryedemokrati tha se, Rama nuk i ka mbajtur premtimet e bëra për Vlorën, duke u shprehur se as Lungomaren nuk arriti ta mbaronte. “Katër vite më parë erdhën e ju kërkuan votën dhe ju premtuan 300 mijë vende pune, taksa të ulëta dhe se do ta kthenin Vlorën në qendrën e turizmit ballkanik, ndërsa sot Vlora lengon për punë, për gjënë më elementare”. “Vlonjatët kërkojnë mundësinë për të jetuar me djersën e ballit, por ai ua mori dhe mundësitë që kishin vlonjatët. Tani pas katër vitesh premtime të pambajtura dhe represioni ndaj biznesit, vjen përsëriti mr të njëjtat premtime pa plan dhe pa përgjegjshmëri dhe kërkon votën”, tha Basha. Ai tha se në këto 4 vjet Vlora dhe vlonjatët i kanë provuar më mirë nga të gjithë mashtrimet e Edi Ramës. ‘Taksat e larta, çmimet e larta, arroganca, harresa totale për rininë vlonjate, u bënë 3 sezone turistike që Vlora nxin dhe nuk u zbardh, sepse nuk e ndërtove Lungomaren. Janë vite dështimi të paralajmëruara për premtime të pambajtura, për prioritete të gabuara. Pas 4 vitesh braktisjeje, arrogance dhe përbuzjeje dhe prioritetesh të gabuara që kurrë nuk prodhuan një lek, vjen sërish me të njëjtat premtime. Ramës i kanë mbetur mashtrimet e fundit, para se Vlora e bashkuar t’i prijë fitoren Republikës së Re. Republika e Re do të ulë çmimin e energjisë, do të heqë taksën Rama, di të ulë taksën për biznesin. Përmes eliminimit të tvsh-së për gjithë paketat turistik ne do t’i japim vlonjatëve mundësinë që të tërheqin sa më shumë turistë dhe paratë të jenë për xhepat e tyre dhe jo për pushtetarët e pangopur. Ne nuk jemi këtu për timonin e Lulzim Bashës, sepse timoni i përket gjithsecilit prej jush, asnjë shofer tjetër nuk e di më mirë se shqiptarët rrugën. Me Lulzim Bashën kryeministër prioritet do të jetë motori i ekonomisë’, deklaroi Basha.

Exit mobile version