Në Maternitetin e Vlorës një nënë e re humbi jetën gjatë operacionit për lindjen e foshnjes. Ngjarja ka ndodhur në spitalin e Vlorës, atje ku mjekët luftuan për ta mbajtur në jetë nënën 30-vjeçare dhe fëmijën, por për të parën nuk ia dolën. Burime nga spitali i Vlorës thanë se, vdekja tragjike e nënës së re erdhi pas një ndërhyrjeje në sallën e operacionit.
30-vjeçarja Elda Beqo ndërroi jetë për shkak të një komplikacioni të papritur. Të afërmit e saj u shokuan. Bluzat e bardha dyshojnë se nëna e re ka pësuar infarkt, ndërsa foshnja e seksit mashkull, të cilin prindërit kishin vendosur paraprakisht ta quanin Amar, aktualisht ndodhet në reanimacion në gjendje të mirë shëndetësore. Mjekët thanë se ajo pësoi arrest kardiak, por foshnja e seksit mashkull është mirë me shëndet.
Familjarët e 30-vjeçares shtatzënë që ndërroi jetë në spitalin e Vlorës kanë kërkuar të hetohet shkaku që i solli vdekjen Elda Beqos. Sipas familjarëve të Elda Beqos, Elda nuk kishte vuajtur ndonjëherë nga ndonjë sëmundje. 30-vjeçarja pësoi infarkt, pasi kishte sjellë në jetë foshnjën e saj, i cili ka shpëtuar për mrekulli.