Vokshi: Duhet një hetim i plotë i gjithë sistemit shëndetësor

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë dhe njëherësh deputetja e PD, Albana Vokshi tha se për vdekjen e nënës dhe foshnjës së saj është ende herët për të drejtuar gishtin tek fajtorët. Në një intervistë televizive, Vokshi  tha se duhet një hetim i plotë i gjithë sistemit shëndetësor, pasi për faj të sistemi ka edhe viktima. “Rasti i fundit nuk është i vetmi, ka pasur edhe raste të tjera që janë viktima të këtij sistemi të kalbur shëndetësor. Ishte një humbje e dyfishtë, ishte ngjarje e rëndë dhe unë nuk e kuptoj sesi mund të sorollatet një nënë nëpër spitale. Është herët për të vënë gishtin se kush është fajtori. Unë bashkohem me të gjithë zërat që bëjnë thirrje për pritje të raportit mjeko ligjor si dhe hetimit përfundimtar nga ana e institucioneve, por bashkohem edhe me shqetësimin e mjekëve që po bëhen viktima të sistemit që Rama dhe Beqaj po e shkatërrojnë me shumë kujdes. Besoj se i keni ndjekur deklaratat jo vetëm të mjekëve të ndaluar para gjykatës të cilit bënin me faj sistemin, ata thonin se në maternitet ku ndodhi ngjarja nuk kishte paisje të imazherisë, atëherë cfarë mund të bëjë një mjek kur nuk i ka këto mundësi teknologjike. Në maternitet nuk ka specialistë, nuk kirurg, nuk ka kardiolog” tha Vokshi. “Përgjegjësia duhet të nxirret, fajtorët duhet të dënohen, por këtu duhet të ketë një hetim horizontal dhe vertikal të sistemi shëndetësor. Kjo është ajo që kam dëgjuar edhe nga vetë mjekët. Thuhet që ambulancat nuk kishin oksigjen. Edhe në urgjencën e QSUT ka pasur probleme, shpesh herë nuk ka as tuba për të bërë analizat. Atëherë ku shkojnë milionat? Dy mjekët nuk e kanë marrë përsipër të ndjerën sepse nuk kishin pajisjet dhe mjekët e specializuar. Shpesh herë viktimat janë mjekët, ndaj unë jam në mbështetje të tyre. Natyrisht edhe ata duhet të mbajnë përgjegjësinë e tyre, por nuk mund të vendosim gishtin tek ata kur sistemi është i degraduar” tha deputetja demokrate. Në lidhje me check up, Vokshi kërkoi nga KLSH që të nisë hetimet pasi dhjetëra miliona euro kanë shkuar për analiza të paçertifikuara. “ Kemi folur shumë për skandalet, shpesh herë për atë në shëndetësi, check up shumica e qytetarëve e kanë prekur vetë sepse janë detyruar të bëjnë analizat, i kanë dalë shumë keq analizat dhe për më tepër të mendosh që ne kemi bërë denoncime që dhjetëra miliona euro kanë shkuar për analiza të pacertifikuara, që praktikisht janë fictive ësi janë dhënë koncesionares mikes së kryeministrit. Kemi qindra qytetarë që nuk janë paraqitur, pra janë fiktivisht në ato lista dhe ne i kërkojmë KLSH që të bëjë hetimet përkatëse për dëmin ekonomik. Por ajo që na shqetëson është se këto koncesione po sjellin viktima” tha ndër të tjera Vokshi.

Exit mobile version