Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ika reaguar ndaj deklaratave të ministres së Shtetit, Elisa Spiropali, sipas të cilës Lulzim Basha nuk mund të flasë për Agim Kajmakun.
Vokshi përmes një postimi në rrjet shkruan se nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.
Reagimi i Albana Vokshit
Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi!
Nën drejtimin e Edi Ramës, PS është bërë streha e çdo krimineli që ka vjedhur zgjedhjet për llogari të tij.
Janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit.
Shpifjet bajate me para të pista që i sajon vetë, në mënyrë që shqiptarët të mos shohin sa i zhytur në llumin e krimit e të korrupsionin është Edi Rama, nuk i beson më askush.