Elisa e “traut” thotë se PS nuk ka asnjë përgjegjësi për Kajmakun dhe kriminelët që zgjedh

Rama flet përmes gojës së Elisës së traut. Ai dhe ajo thonë se PS nuk mban asnjë përgjegjësi pse ka zgjedhur kriminelë në krye të bashkive. Ky është reagimi prej një të çmenduri, I ngjashëm me atë të Shvejkut kur thoshte “ çmë duhet mua se çbëj unë”.

Elisa në një postim në facebook i është përgjigjur deklaratave të Bashës, se i vjen keq për prishjen e imazhit, që iu bëjnë të zgjedhurit me lidhje me krimin si Agim Kajmaku.

Duke i kujtuar Bashës faktin se ka ende një çështje të hapur në prokurori, lidhur me financimet ruse në fushatë, Spiropali shprehet se kryedemokrati nuk ka asnjë të drejtë që të hedhë baltë mbi të tjerët.

Si keqpërdoret Elisa e traut
“Lulzim! Ti je një i pandehur në prokurori dhe si fillim duhet të provosh pafajësinë tënde për pastrimin e parave në emër të Partisë Demokratike dhe pastaj të hapësh gojën e të japësh mendjen që nuk e ke për Partinë Socialiste!

Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj!

Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare!”, shkruan Spiropali.

Exit mobile version