Vokshi: Një vend ku gazetarët dhunohen nuk është i lirë, Kasmi u godit me shkop hekuri

Albana VOKSHI

Ju që jeni të lirë, e ju që gojën keni mbyllur, e duart i mbani lidhur në prangat e Kryeministrit,
Dekokracia në Shqipëri është në rrezik!!
Sot në Shqipëri gazetarët dhunohen!!
Sot në Shqipëri media nuk është e lirë!!
Sot, në këtë sallë, nuk mund të flitet për asgjë tjetër vecse për dhunën e urdhëruar, targetuat ndaj Kryeredaktorit të gazetës së parë e më të madhe opozitate, z. Bledi Kasmi.. Sot, kjo seancë plenare duhet t’ju dedikohet rojtarëve të së vërtetës,gazetarëve dhe punonjësve të medias, të cilët cdo ditë shantazhohen,intimidohen dhe dhunohen, si të ishin në Republikën Mafioze të Don EdvinRamës.
Gazetarët që i zbuluan korrupsionin shtetëror dhe lidhjet e tij me krimin eorganizuar, janë vënë në shënjestër dhe përballë kësaj ushtrie të sëvërtetës Rama ka lëshuar kriminelë e zyrtarë servilë e të korruptuar për tëkryer vepra kriminale mbi ta.
Por, kur njeriun frika e merr peng, mendon se të gjithë futen në bunker si aivet. Kjo është arsyeja që kryeministri ynë, frikacak sulmon gjithkënd, ndër ata që kanë veç një armë, TË VËRTETËN!!!
Kundërshtarët e tij më të mëdhenj, janë ata që i japin zë të vertetës, mes tyre edhe gazetarët.
Një pjesë tenton t’i lajkatojë, të tjerët t’í blejë. E ata që nuk blen dot, i kërcënon e I shantazhon, i fyen, i quan “kazan” dhe kur ata nuk binden dhunon si në rastin e Bledi Kasmit, Kryeredaktorit të Rilindjes Demokratike, me një karrierë cerek shekullore në gazetari, një gazetar i talentuar dhe një rojtar i së vërtetës !

Kryeredaktori Kasmi u godit qëllimisht me shkop hekuri në kokë, me një sulm të urdhëruar, të targetuar, ku mori edheplagë të thellë në kokë. Fatmirësisht,pas ndihmës së parë mjekësoredhe më pas ndërhyrjes së specializuar në Spitalin e Traumës, me dhjetë qepje në kokë, Kasmi i shpëtoi rrezikut për jetën dhe gjymtimeve.
Kjo ngjarje e rëndë u tentua të manipulohej me skema që edhe policia sekrete e Enver Hoxhës doja kishte zili. Me urdhër të Ramës, Drejtori i Policisë tentoi të shantazhonte mjekët për të ndryshuar raportin mjekësor.
Ndërkohë po nga zyra e Kryeministrit mediat pranë tij urdhëroheshin të sulmonin kolegun e tyre të përgjakur, mekomente jashtë cdo etike profesionale dhe ndjenje humanizmi.
Mosdistancimi nga dhuna i Kryemininstrit Rama dhe Ministrit të Brendshëm Xhafa
vërtetojnë që ishin ata urdhëruesit e sulmit.
Por edhe më absurde është heshtja e deputetëve të maxhorancës, edhe të atyre që janë
në komisionin për cështje të medias…
Refuzimi për të firmosur Deklaratën e propozuar nga deputetët e opozitës në Komisionin për median për të dënuar dhunën policore ndaj gazetarit Blendi Kasmi tregon se sa e lirë është Shqipëria…

bledi 1

Exit mobile version