Vrasja e trefishtë në Vlorë, autorët kanë lëvizur në rrugë pa kamera

Zbulohen detaje të reja për vrasjen e trefishtë në Vlorë. Dyshohet se autorët pas ekzekutimit i janë drejtuar lagjes “Partizani”, e cila është në errësirë të plotë në orët e darkës dhe nuk ka biznese me kamera përgjatë rrugës. Nga burime të grupit hetimor mësohet se, pasi kanë ekzekutar Ilir Deromamajn, Dhimitër Cani dhe plagosrën rëndë Krenar Runajn, vrasësit kanë përdorur rrugën në brendësi të lagjes “Partizani”.
Mendohet se zona është studiuar me parë nga autorët, pasi aty mungon ndriçimi dhe nuk kapën nga kamerat nga mungesa e bizneseve. Në pikën e basteve mësohet se ishte e vendosur një kamerë, por ende nuk dihet nëse funksiononte ose jo. Ndërkohë që mbrëmjen e së mërkurës ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, Krenar Runaj, 53-vjeçari që u plagos disa ditë më parë në Vlorë. Në atentat u vranë Ilir Deromemaj dhe Dhimitër Cami.
Krimi ndodhi në lagjen “Partizani” ku të tre viktimat ishin ulur në ambientet e jashtme të pikës së basteve në Vlorë. Më herët u arrestua një 42-vjeçar nga fshati Frakull i Fierit, që dyshohet se i njeh autorët e vrasjes në Vlorë, por nuk pranon të bashkëpunojë me policinë. Partizan Duraj u vu në pranga nga policia, pasi makina e tij u gjet e djegur natën e vrasjes. Sipas njoftimit të policisë, Partizan Duraj nuk tregon se kujt ia shiti makinën, duke mbajtur të fshehtë emrat e personave që i blenë mjetin.

Exit mobile version