Vret veten me armën e punës oficerja e policisë në Durrës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Kutund Sukth të Durrësit, ku një punonjëse policie ka vrarë veten. Sipas burimeve të policisë, shtetasja Peranxhela Shahini, 23 vjeç, ka vrarë veten me armën e punës. Akoma nuk dihen shkaqet e veprimit të saj ekstrem.
Oficerja e policisë, Peranxhela Shahini në rrethana ende të paqarta i dha fund jetës në banesën e saj Katund Sukth. 23-vjeçarja është qëlluar me një plumb, teksa ndodhej në katin e dytë. Kanë qenë familjarët e saj, ata që e kanë gjetur në dhomë, pasi kanë dëgjuar të shtënën. Sipas dëshmive ajo ka qenë akoma gjallë kur kanë mbërritur familjarët. Sipas policisë, nga inspektimi i vendngjarjes kemi të bëjmë me një vetëvrasje. Policia po verifikon celularët e 23-vjeçares për të zbuluar ndonjë të dhënë që mund të ndihmojë në zbardhjen e motiveve të aktit të saj ekstrem.
Pistoletën e ka ngjeshur në bark dhe ka qëlluar veten me një plumb tek. Kanë qenë familjarët dhe fqinjët, të cilët kanë rendur drejt vendit ku dëgjuan të shtëna armësh. Mësohet se kur kanë shkuar në dhomë, ajo ka qenë ende e gjallë po pavarësisht përpjekjeve për ta mbajtur në jetë nuk ia arritën qëllimit. Policia përjashton faktin që kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale, pasi e reja kishte vendosur qytën e pistoletës në bark çka do të thotë se kemi të bëjmë me vetëvrasje të pastër, për arsye që mbeten ende të paqarta.
Sipas hetuesve, akti i rëndë s’ka të bëjë me detyrën që e reja ushtronte, nuk kishte pasur presion apo kërcënim nga persona të tjerë. Gjendja familjare e polices mësohet të ketë qenë e qëndrueshme dhe përjashtohet pista se ajo mund të jetë shtyrë drejt këtij akti për çështje sociale.
Në këto kushte, policia ka marrë për të verifikuar telefonat celularë të 23-vjeçares për të zbuluar apo marrë ndonje indicie rreth shqetësimit që ka pasur kolegia e tyre që u vetëqëllua me armën e shërbimit.
Nga dëshmitë të kolegët e saj dhe familjarët pohuan se 23-vjeçarja nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim dhe se nuk kishte asnjë problem. Nga ana tjetër, ata u shprehën se Peranxhela ishte një tip i mbyllur, por shumë korrekte në punë. Mësohet se 23-vjeçarja kishte konkurruar në Shkollën e Policisë në vitin 2014, ndërsa kishte fituar nga testi 52 pikë dhe ishte renditur e 266 në listë.

Exit mobile version