Vuçiç kërcënoi Kosovën me luftë, reagon Kryeministri Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili tha se konfliktet nuk mund të qëndrojnë gjithmonë të ngrira duke aluduar për tensione me Kosovën, shkruan Syri.net Kosova.

DEKLARATA E PLOTE

Kosova e përkushtuar për paqe e stabilitet në rajon dhe më gjerë.

Deklarimet e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk janë në dobi të normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke. Ato janë në kundërshtim me të gjitha zotimet që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen e qëndrueshme dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në rolin e saj konstruktiv në të mirë të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të gjithë rajonit.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga Bashkimi Evropian dhe nga NATO-ja të reagojë ndaj këtyre provokimeve.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë angazhimin për anëtarësim sa më të shpejtë të vendit në NATO, Bashkimin Evropian dhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, si një vlerë e shtuar për zhvillimin e demokracisë dhe paqes në botë.

Artikulli paraprakMjeku shqiptar në Itali: Shumica e të sëmurëve me Covid-19 vdesin nga trompoza
Artikulli tjetërKomentatori amerikan: 9 arsye pse Donald Trump mund të jetë sërish fitues