WikiLeaks dhe themeluesi i saj, Jualian Assagne kanë kërcënuar “CNN” se brenda 48 orësh do të publikojnë të dhëna komprometuese për rrjetin televiziv amerikan “CNN”. Përmes një njoftimi në Twitter, WikiLeaks paralajmëron “CNN” që të tërheqin të gjitha deklaratat provokative të tyre në të kundërt do të hedhin në gjyq gjigantin mediatik dhe do të publikojnë informacione komprometuese. Ndoshta “CNN” ka menduar se mund të shpëtojë vetëm me një falje, por Assagne nuk mjaftohet me kaq. Tashmë “lufta” është e hapur. Është vetëm çështje orësh nëse “CNN” do të bindet apo do të bëjë që WikiLeaks të nxjerrë dokumente sekrete.