Wolfsburg siguroi qëndrimin në Bundesligë pasi fitoi dhe takimin e dytë të play out me Braunschweig. Një gol i Vierinhas në pjesën e dytë i dha suksesin dhe në sfidën e kthimit, po me të njëjtin rezultat si në përballjen e parë skuadrës së Jonker që menaxhoi mjaft mirë lojën duke mos lejuar vendasit që të vendosnin në vështirësi Casteles. Në pjesën e parë Eintracht i shtyrë dhe nga publiku krijoi dy raste të mira, por nuk arriti dot të finalizojë, ndërsa në pjesën e dytë ishte një këmbëngulje e Mallit që lejoi Vierinhën të realizonte golin e parë në një ndeshje Bundeslige që prej nëntorit të 2015-tës. Në epërsi skuadra mike e pati të thjeshtë menaxhimin e rezultatit duke qëndruar në Bundesligë për të 29-tin sezon radhazi falë rezultatit të përgjithshëm 2-0 në të dyja ndeshjet.
Kryesore
Continue to the categorySi Rama dhe oligarkët kërcënuan njerëzit e Lulzim Bashës, të shkonin...
Nga Bato Kosova
Aleanca, Rama-Berisha, është sot më e dukshme se kurrë. Në fakt, ajo nuk ka ndalur asnjëherë që prej vitit 2008, kur së...