Shqipëria fitoi 0 me 1 në transfertën e Gjeorgjisë për të rikthyer dhe një herë atmosferën festive në skuadër. Sa shumë pati ndikim te ekipi kjo fitore e tregojnë Seferi dhe Daku në postimin e këtij të fundit.
“Xhelozë, çfarë po bëni”, pyet fillimisht Seferi me të qeshur. Është Daku që thumbon më pas duke iu përgjigjur: “Xhelozia sëmundje e madhe”.
Mesazhe këto mesa duket për kritikët, që ishin të shumtë pas dy humbjeve radhazi. Tashmë situata ka ndryshuar disi dhe është në favor të kuqezinjve.
Kujtojmë se të dy lojtarët e nisën ndeshjen nga stoli. Silvinjo preferoi t’i jepte minuta gjatë pjesës së dytë.