Yjet e Realit, protagonistë në Euro 2016

Me penallti Reali i Madridit fitoi Championsin numër 11, pasi mposhti në finalen e Milanos Atleticon. Në atë sfidë, asnjë futbollist i Los Blancos nuk humbi një 11-metërsh, por si për ironi të fatit nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për lojtarët e klubit merengues që janë aktualisht të angazhuar në kampionatin europian. Vetëm 2,11-metërsha janë gabuar deri tani në Euro 2016-të, dhe kjo ndodhur me dy futbollistë të Realit.
Cristiano Ronaldo humbi penalltinë që mund t’i jepte fitoren Portugalisë në sfidën ndaj Austrisë, pasi u ndal nga shtylla. Akoma edhe më trashanik ishte gabimi i qendërmbrojtësit Sergio Ramos, në sfidën mes Kroacisë dhe Spanjës. 11-metërshi i humbur nga ky i fundit i kushtoi shumë La Roja,s që humbi vendin e parë në grupin D, dhe tashmë do të masë forcat me Italinë që në ruandin e 1/8-ve.
Në finalen e Championsit, Ronaldo dhe Ramos ishin dy prej futbollistëve që realizuan në ruletën e penalltive, por mesa duket pesha e fanellës së kombëtares ka bërë të vetën te këta dy futbollistë, të cilët nuk janë treguar të qetë përpara portës. Lojtarët e Realit në fakt në këtë europian janë protagonistë si në të mirë ashtu edhe në të keq, sepse Gareth Bale dhe i rikthyeri te Los Blancos, Alvaro Morata, janë dy golashënuesit më të mirë deri tani në kompeticion me nga 3 gola të realizuar.

Exit mobile version