Sulmuesi i Suedisë, Dejan Kulusevski, thotë se, Cristiano Ronaldo është futbollist i pandalshëm dhe kur ai është në ditën e tij, vendos gjithçka vetë, para takimit kundër Portugalisë në Ligën e Kombeve të mërkurën.
Ronaldo i shënoi dy gola në ndeshjen e parë kundër Suedisë në Ligën e Kombeve në shtator dhe Kulusevski, bashkëlojtar i Cristianos te Juventusi, beson se portugezi është thjesht i pandalshëm.
“Në ndeshjen e parë ishte e pamundur ta ndalnim, askush nuk mund ta bëjë. Nëse ai është në ditën e tij, ai vendos gjithçka vetë”, tha Kulusevski.
“Të mërkurën e kemi një mundësi tjetër. Do të jetë argëtuese një përballje tjetër me të, sepse kështu e njohim më mirë njëri-tjetrin”, shtoi ai.