Covid-19/ Zbulimi i fundit i drejtoreshës së Ramës: Kur hamë dhe pimë nuk duhet të mbajmë maskë!…

Të Enjten, hyn në fuqi detyrimi për mbajtjen e maskave në ambientet e hapura, ndërsa këtë të Mërkurë, pritet publikimi i Aktit Normativ të Qeverisë, që do të japë më shumë detaje rreth përjashtimeve të përdorimit të maskës.

Silva Bino, Drejtoresha e departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, në një reagim në rrjetet sociale, sqaron disa përjashtime kornete.

“Natyrisht fëmijët nën një moshë të caktuar, persona të cilët kanë prapambetje mendore dhe nuk dinë të vendosin apo heqin maskën, apo persona që kryejnë aktivitet fizik nuk mund ta mbajnë gjatë aktivitetit fizik, përshembull vrapit apo kur i japim biçikletës, apo gjatë futbollit si dhe të tjera. Po ashtu, kur hamë dhe pimë nuk mund të kemi maskë, por midis këtyre veprimeve maska duhet të mbahet”, shprehet ajo.

Sipas raportimeve mediatike, 30 mijë lekë të vjetra pritet të jetë masa administrative nëse policia e shtetit apo ajo bashkiake, konstaton që një qytetar nuk po mban maskë. Gjoba, siç njoftoi kryeministri Edi Rama javën e kaluar, do të paguhet në faturën e dritave.

Artikulli paraprakStatistikat e Ramës për vrasjet dhe krimin, Strazimiri: Janë mashtrim dhe karshillik ndaj Kancelares Merkel
Artikulli tjetërYlli suedez: Askush s’mund ta ndalë Ronaldon, ai vendos vetë gjithçka