Zbulimi i “The Sun”, tifozët anglezë në shënjestrën e ISIS

Tifozët e kombëtares angleze nën shënjestrën e ISIS. Është kjo prapaskena që ka zbuluar gazeta angleze “The Sun” në lidhje me organizatën në fjalë. Gjithçka ka ndodhur, pasi policia ka sekuestruar lap-topin e Salah Abdeslam, trurit të sulmeve terroriste që u ndërmorën fillimisht në Paris dhe më pas në Bruksel, nga aktivistët e ISIS. Ky i fundit kishte planifikur që të bëhej protagonist me të tjera akte terroriste në Euro 2016-të. Në shënjestrën e ISIS kishin përfunduar fansat e përfaqësueses së tre luanëve, të cilët do të sulmoheshin nga kjo organizatë, në ndeshjen që Anglia do të zhvillojë ndaj Rusisë në Marsejë për grupin B të Euro 2016-të. Abdeslam kishte parashikuar sulme vrasëse me bomba, me armë madje edhe me dron, nëse do të ishte e mundur. Gjithsesi me arrestimin e këtij të fundit, tifozët anglezë mund të qëndrojnë të qetë dhe mund ta ndjekin të pashqetësuar takimin e 11 qershorit, sepse policia franceze ka marrë masat e nevojshme të sigurisë që gjithçka të shkojë më së miri gjatë periudhës që do të zhvillohet kampionati europian.

Exit mobile version