Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për zgjidhje martese nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi.
Burime pranë gjykatës, treguan për mediat, se kërkesa është depozituar dorazi në sekretarinë e Dhomës Civile në Gjykatën e Tiranës nga avokati Genc Gjokutaj.
Si paditës, kërkesa ka Ilir Metën dhe të paditur Monika Kryemadhin. Ajo që bie në sy është se Meta ka shkruar si adresë zyrat e Partinë e Lirisë në rrugën “Sami Frashëri”.
I ftuar në Top Story, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço deklaroi: Është real ky konflikt mes tyre. Po ia hedhin njëri-tjetrit fajin. Edhe për SPAK-un është interesant shkaku i divorcit. Pse duhet të kulmonte në një moment kur janë në këtë pikë me SPAK-un. Shumë shpejt këta do të jenë përballë një akuze.”