Zekthi: Drejtësia e re po tenton të shkatërrojë “habitatin” e krimit të organizuar!

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, Fitim Zekthi foli për drejtësinë e re. Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se SPAK ka treguar po vepron kundër korrupsionit në vend. Gjithashtu Zekthi shtoi se kryeministri Edi Rama ka krijuar një teori që më herët nuk është dëgjuar nga liderë të tjerë, sepse sipas tij për gjithçka ndodh kërkon të distancohet.

Fitim Zekthi: Mund të them se ka një marrëveshje mes Rithemelimit dhe kryeministrit Rama, mbajnë njëra tjetrën. Tani jemi në një pikë ku Shqipëria me krimin e organizuar ka krijuar një habitat natyror dhe këtë habitat po kërkon ta prishë SPAK. Ai edhe po të dojë të çlirohet nga marrëveshja “me djallin” të krijuar herët, shkatërrohet mazhoranca. Kryeministri Rama ka krijuar një teori të padëgjuar ndonjëherë, gjithçka që ndodh nuk ka lidhje me mua. Rama e di që përpjekja e SPAK mund të ndikojë të rrëzojë mazhorancës, sepse po dalin të inkriminuar. Nuk janë gjëra të vogla. Rama ka nevojë jetike të gjejë një mënyrë që ta kornizojë mënyrën se si vepron SPAK. Rama po tenton të tregojë se nuk mbron njeri.

Exit mobile version