Gjin Gjoni do të jetë kryetari i Rithemelimit në degën e Lezhës. Zgjedhja e ish-gjyqtarit ‘të Plepave’ u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv nga avokati Besart Logu.
Për Logun, kemi të bëjmë me një ish-gjyqtar që përveç sulmeve nga PS, ka patur edhe kontestime nga ambasada amerikane dhe zgjedhja e tij tregon se shkolla e vjetër e politikës, është e bashkuar.
Logu u shppreh se ShBA janë të qarta në raport me mosbashkëpunimin me “Non Gratën”.
‘Zoti Gjoni është një figurë me ngarkesë. PS e ka atakuar si në opozitë si kur erdhi në pushtet. Përveç atakimit ka patur edhe përplasje me ambasadën amerikane për kontratën e duty-free. Për sa kohë kemi një përplasje të tillë mund të kemi edhe një përplasje konkrete që mund të jetë shpallur non-grata. Shtetet e Bashkuara e ka bërë të qartë se nëse PD e merr Berisha ne do të mbajmë të njëjtën qëndrim.
Ashpërsia ndal elementeve që minojnë demokracinë është konsistent. Kjo i bën mirë PD, pasi tani kemi një konfigurim në qarkun Lezhë. Kemi Gjin Gjonin nga Foltorja dhe Pjerin Ndreun nga PS. Po provohet se këto janë një sistem i investuar prej 30 vitesh që ka zgjatimet e tij jo vetëm në drejtësi por edhe në ekonomi, media. Është shkolla e vjetë politike që nga deputet bëhesh gjyqtar dhe tashmë nga gjyqtar bëhesh deputet.’, u shpreh Logu.