Kur na ndajnë edhe dy muaj nga zgjedhjet e 11 majit, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë krimet zgjedhor, përmes një platforme online.
Në rubrikën “Denonco krimin zgjedhor” SPAK i kushton prioritet hetimit dhe goditjes së rasteve të krimit zgjedhor, ndërsa më parë ka shpallur edhe strategjinë dhe marrëveshjen me KQZ-në.
Në këtë faqe të posaçme, shpjegohet se si kryhet kallëzimi online dhe së bashku me ftesën drejtuar qytetarëve, janë edhe udhëzimet konkrete.