Zhduken 200 milionë lekë, Balla çon “Sopotin” drejt shpërbërjes

Ekipi i qytetit të Librazhdit, Sopoti është në prag të greminës këtë fillim viti. Lojtarët kanë muaj që s’janë paguar dhe situata është katastrofike si rasti i kamerunasit që ka jetuar për plot dy javë vetëm me sanduiça. Kjo pasi presidenti de fakto i Sopotit, deputeti Taulant Balla nuk ka më lek t’ju japë lojtarëve. Për këtë arsye, nga ekipi ka dhënë dorëheqjen trajneri Malluta dhe administratori Andi Matraxhiu.
Nuk dihet burimi i parave që Balla i jepte lojtarëve vitet e shkuara, por këtë vit duket se s’ka më ‘thesare’ për deputetin që po fut shpirtin në gjynah dhe po merr në qafë gjithë lojtarët e ekipit të Sopotit. Kështu, skuadra është drejt shpërbërjes dhe mendohet që pjesën e mbetur të kampionatit, librazhdasit të mos e vazhdojnë më. Përveç shpërbërjes së ekipit, Balla i ka prerë librazhdasit në besë edhe për stadiumin e qytetit, i cili është kthyer në një banjë publike për qytetarët.
Që kur erdhi në pushtet para katër vjetësh, Balla premtoi një stadium si i Liverpoolit, por veç mashtrimeve asgjë tjetër s’ka bërë, raportojnë mediat sportive. Fondi i rinkonstruksionit të stadiumit siç erdhi, plot 200 milionë lekë, as që u mor vesh se nga shkoi, bëjnë me dije burime nga Bashkia e Librazhdit.

Exit mobile version