Ministria e Mjedisit e ministrit Lefter Koka nuk duket gjëkundi. Atyre nuk “u bën” aspak përshtypje situata dhe po merren me pastrimin e mjedisit, edhe këto ditë që u kanë mbetur. Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ka reaguar për zjarret në Qarkun e Dibrës, ndër të tjera ka thënë se qeveria ka edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve, teksa nënvizon se qeveritarët po pushojnë nëpër plazhe duke mos u shqetësuar për zjarret. Në këtë rast, Çupi i referohet ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, nga radhët e LSI. “Ta mendosh që shqiptarët paguajnë edhe një ministri për mirëmbajtjen e pyjeve e kullotave. E kjo ministri nëse do të ishte sadopak e kujdesshme duhet të merrte masa për dëmet ekologjike dhe mjedisore që po i shkaktohen vendit tonë nga djegia e pyjeve… Strukturat për mbrojtjen e pyjeve dhe kontrollin është minimalist. Në Bulqizë ka vetëm 3 specialistë në mijëra hektarë pyje. Edhe në Dibër e në Mat e njëjta situatë. Mungesa e theksuar e ndërgjegjes nuk justifikon papërgjegjshmërinë totale, e cila shokon çdo shqiptar”, shkruan ajo.