ZYRTARE/ Shok skuadre me Muçin dhe Rashicën, Imobile bën me krahë… Beshiktashin

Çiro Imobile është përforcimi i ri i Beshiktashit për dy sezonet e ardhshme. Sulmuesi i Lacios u kushtoi arkave të klubit turk tre milionë euro. 34-vjeçari bëhet kështu shok skuadre me Ernest Muçin dhe Milot Rashicën.

Imobile kaloi tetë sezonet e fundit në kryeqytetin italian, ku shënoi 207 gola dhe bëri 54 asistime në 340 ndeshje në të gjitha garat.

Kërkesa fillestare për tarifën e Imobiles ishte 5 milionë euro, por palët arritën një marrëveshje përfundimtare mbi bazën e rreth 3 milionë eurove.

Italiani ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Beshiktashin deri në vitin 2026. Ai do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon.

Exit mobile version